Sport

Jo vetëm Champions, luhet derbi i Madonninës

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 04 April 2018

Ndonëse plot një muaj me vonesë, vjen më në fund momenti për të shijuar në fushë derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit.

E programuar për t’u luajtur më 4 Mars, supersfida u shty për shkak të ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori dhe do të rikuperohet pasditen e sotme në orën 18:30.

Kjo është ndoshta mundësia e fundit e kuqezinjve për të kapur “trenin Champions”, sepse pas këtij dueli të dy ekipet do të kenë nga vetëm 8 takime deri në mbylljen e sezonit.

-Advertisement-

Për momentin treshja Roma-Inter-Lazio ndahet nga thjesht tre pikë në klasifikim, ndërsa Milani aktualisht pozicionohet në vendin e 6, i distancuar me plot 8 pikë nga “zikaltërit”.

Nëse derbi do të ishte luajtur në fillim të marsit skuadra e Gattusos do të kishte mundësi shumë të mira për të fituar, pasi Interi asokohe regjistronte vetëm dy fitore në 11 ndeshjet e fundit dhe për më tepër, prej më tepër se një muaji i mungonte kapiteni Icardi.

Në sfidën e sotme janë kuqezinjtë që vijnë me moral disi të rënë, për shkak të humbjes së fundjavës në Torino, ndërsa zikaltrit e Spallettit janë rikthyer te fitoret dhe për më tepër te loja e bukur, që i ka munguar prej kohësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera