Lajme

Jo vetëm 2 euro: Zyrtarja e bankës në Pejë mashtrohet me 500 euro fals

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 23 March 2023

Një zyrtare e bankës në Pejë ka raportuar në policinë e Kosovës se një klient ka deponuar 500 euro që dyshohet të jenë false.

Policia tashmë ka konfiskuar kartëmonedhën prej 500 euro dhe rasti është duke u hetuar, shkruan Gazeta Infokus.

“Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës ka raportuar se një klient ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitet policore kanë konfiskuar monedhën e dyshuar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera