Jo më tepër se një marrëdhënie pune
Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 30 May 2017
Kancelarja gjermane do të ketë tek presidenti Macron një partner të mirë në politikën ndaj Rusisë, mendon Barbara Wesel.
Në takimin e parë mes Emmauel Macronit dhe Vladimir Putinit nuk pati ndonjë konkurs për shtrëngimin më të fortë të duarve. Sipas rutinës ata u shfaqën para fotografëve dhe vazhduan pastaj të diskutonin problemet e tyre në rreth të ngushtë. Francezi e di se rusi do të kishte preferuar dikë tjetër në Pallatin Elize. Tani ai bën esëll më të mirën nga një marrëdhënie e tensionuar.
Modeli Merkel
Presidenti i ri francez duket se në kontaktet e tij politike me Moskën orientohet më tepër nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe linja e saj ndaj Putinit. Me Rusinë duhen mbajtur kontakte, të zhvillohen takime dhe të diskutohen çështje. Por nga kjo nuk do të zhvillohet ndonjë miqësi e mrekullueshme .
Duke përdorur me zgjuarsi skena nga marrëdhëniet historike mes Francës dhe Rusisë në rrethinat e Pallatit të Versajës Macroni luajti pjesën e vet për ta përfshirë Putinin e në të njëjtën kohë dhe për t’i treguar vendin. Në Versajë është hapur këto ditë një ekspozitë kushtuar trenjëqindvjetorit të vizitës së carit Pjetri i Madh tek mbreti francez – një tregues i historisë së gjatë dhe ardhjes dhe ikjes së sundimtarëve.
Jo kohë për vogëlsira
Krejt ndryshe nga presidenti amerikan Donald Trump, presidenti francez ia ka marrë dorën tashmë detyrës. Ai nuk merret me gjëra vogësira të tilla të vogla si veprimet subversive të Vladimir Putinit kundër tij gjatë fushatës së ashpër zgjedhore në Francë. Presidenti rus kishte pritur p.sh. me bujë në Kremlin kundërshtaren e Macronit, Marine Le Pen. Dhe Putin e kishte ndihmuar partinë e saj me para.
Edhe e gjithë strategjia e destabilizimit të Evropës duke mbështetur politikanët radikalë të djathtë nuk ka pasur sukses. As në Austri, as në Holandë dhe as me Marine Le Pen. E shumta Trumpi i vjen Putinit në ndihmë duke prishur marrëdhënien transatlantike.
Edhe përpjekjet e hakerëve rusë për të publikuar e-mailet e Macron-it gjatë fushatës elektorale për të shkaktuar një skandal në minutën e fundit nuk patën sukses.
Deviza – qëndrim esëll
Emmanuel Macron-i thjesht i injoroi këto lojëra vërtetë të vështira dhe i tregoi qartë shefit të Kremlinit se çfarë dëshiron ai prej tij. Një sesion të ri në formatin e Normandisë për të folur rreth krizës në Ukrainë, si edhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Minskut.
Dhe Presidenti francez kërcënon edhe në lidhje me luftën në Siri: në qoftë se Assadi do të përdorë përsëri armë kimike, ai duhet të llogarisë me një reagim të menjëhershëm të Francës. Ndryshe nga Obama pritet që Macron ta bëjë atë që thotë. E njëjta gjë vlen edhe për paralajmërimin nga ana e francezëve që qeveria ruse duhet t’u mbrojë minoritetet dhe të drejtat e njeriut. Diskutimi ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë, u tha pas takimit. Të dy bashkëbiseduesit nuk ishin të rezervuar në asnjë pikë.
Logjika e ushtrimit të pushtetit
Presidenti francez kishte thënë para kësaj vizite, se Putini, Erdogani dhe Trumpi kanë një logjikë ushtrimi të pushtetit, e cila nuk i bën përshtypje. Mysafiri rus u përpoq të sillej me ëmbëlsi. Megjithatë të dyja palëve iu desh të kapërcenin mosbesimin reciprok.
Por Macron e di se çfarë duhet të presë prej tij. Ai bëri me këtë takim një përpjekje të re për ta fituar Putinin si partner për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Por kjo funksinon vetëm për aq sa kjo përkon me interesat e presidentit rus. Macron e kupton këtë logjikë shumë mirë dhe pritet që Putini nuk do të mund t’ia hedhë. Kancelarja gjermane do të ketë tek ai një partner të mirë në politikën ndaj Rusisë.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























