Lajme

Jo-myslimanët solidarizohen me agjëruesit e muajit të shenjtë të Ramazanit, ja disa nga rregullat që ndjekin

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 23 March 2023

Jo-myslimanët e kanë kthyer tashmë në traditën e tyre solidarizimin me personat që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Shumë vende, ku rreth një e katërta e popullsisë së botës sakrifikon ushqimin dhe pijen çdo ditë për një muaj, ata që nuk i përkasin të njëjtës fe ose po janë përshtatur me personat që e ndërmarrin këtë rit.

Që nga lindja e Diellit e deri në perëndimin e tij, ata që nuk agjërojnë përshtaten me myslimanët, duke ndryshuar rutinën e tyre.

-Advertisement-

Disa prej rutinave ndiqen edhe në vendin tonë, aty ku bashkëjetesa fetare është simbol prej shumë vitesh. Pavarësisht besimeve të ndryshme ata respektojnë personat që agjërojnë.

Shumë persona solidarizohen me sakrificën që myslimanët bëjnë, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre kundrejt agjëruesve.

Në mbarë botën një pjesë e tyre ndjekin këto rregulla, duke treguar mirëkuptimin me personat që rastisin në rutinën e tyre:

-Ata nuk konsumojnë ushqim ose pije përpara personave që agjërojnë, duke ndryshuar një pjesë të rutinës së tyre;

-Shumë prej tyre evidentojnë planifikimin e drekave të punës, pasi në atë orar myslimanët janë ende duke agjëruar;

-Një pjesë e tyre edhe pse nuk e kanë të detyrueshme këtë sakrificë e shohin respektimin e personave që ndjekin këtë rit të rëndësishëm;

-Pavarësisht se nuk agjërojnë jo-myslimanët ftohen në iftare, momenti në të cilin konsumohet ushqimi. Qytetarët vendosin të konsumojnë ushqim sëbashku, qofshin myslimanë ose jo;

-Edhe pse një pjesë e tyre perëndimi i diellit, aty kur edhe përfundon agjërimi i gjen në punë, shumë prej tyre solidarizohen, duke i lejuar kolegët e tyre myslimanë të largohen më shpejt;

-Gjatë rutinës ditore në pjesën më të madhe të kohës ata ftojnë të njohurit e tyre për të pirë kafe, rutinë e cila zëvendësohet me biseda të gjata dhe ecje.

Në përfundim të agjërimit, pas 30 ditësh sakrifica jo-myslimanët nuk ngurojnë të urojnë personat të cilët kanë agjëruar, duke treguar sërish bashkëjetesën fetare mes njëri-tjetrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera