Lajme

“Jo, juve nuk ju besojnë qytetarët”, deputetja e VV-së u përgjigjet akuzave të opozitës

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 23 April 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i është përgjigjur akuzave të fundit të opozitës në adresë të Qeverisë Kurti.

Mulhaxha Kollçaku, përme një postimi në Facebook, ka akuzuar partitë opozitare që dikur ishin në pushtet, për instalimin e nepotizimit, krimit dhe korrupsionit institucional.

Ajo ka thënë se opozitës aktuale nuk i besojnë qytetarët.

-Advertisement-

“Jo juve, që përvetësuat dhe privatizuat gjithë pronat publike me vlerë, e që në kurriz të popullit u bëtë milionera. Jo juve, që në emër të afrimit me perëndimin, u afruat shumë më shumë me lindjen. Jo juve, që nuk ngurruat me dalë me ide për shkëmbim territoresh, sikur të bëhej fjalë për bahçe të babës. Jo juve që keqpërdorët e falët milionat e taksapaguesve tanë, e dosjet për këtë u mbajtën në sirtar nga miqtë tuaj prokurorë e gjyqtarë dhe nuk dhatë asnjëherë përgjegjësi për këtë”, ka shkruar Mulhaxha Kollçaku.

Postimi i plotë i deputetes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera