Sport

Ju njoftojmë me skuadrën e cila nuk din se çka është humbja në shtëpinë e saj

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 10 December 2019

Më 17 xhiro të zhvilluara ka përfunduar stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Ballkanit është shpallur kampion vjeshtor me 34 pikë të tubuara, 2 me shumë se përcjellësi i dytë Gjilani dhe tri më shumë së Drita dhe Prishtina që renditen në pozitën tre dhe katër.

Përveç suksesit në Ligë ‘portokallinjtë’ kanë siguruar edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

-Advertisement-

Ballkani gjithashtu është skuadra e vetme e cila nuk ka pësuar humbje në terrenin vendas.

Kampionët vjeshtor kanë zhvilluat 8 ndeshje në stadiumin e qytetit në Suharekë, duke arritur 7 fitore dhe një barazim.

Ishte vetëm skuadra e Llapi ajo e cila arriti ta ndal në barazim skuadrën e Ismet Munishit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera