Sport

Jose Mourinho ‘shpërthen’ ndaj lojtarëve të tij pas humbjes nga Evertoni

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 13 September 2020

Tottenhami e ka nisur mbrapsht sezonin 2020/2021 në Premierligë, pasi në shtëpi është mposhtur nga Evertoni me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i ‘spursave’, Jose Mourinho ka ‘shpërthyer’ në drejtim të lojtarëve të tij.

Ai ka thënë se futbollistët e tij ushtruan presion dembel, derisa shtoi se disa nga ta nuk ishin të aftë fizikisht.

-Advertisement-

“Unë mendoj se humbja erdhi për shkak të mënyrës se si ne bëmë presion. Presioni ynë ishte shumë i dobët. Ishte një presion dembel. Përkundër kësaj, në pjesën e parë kemi pasur disa momente të mira. Presioni ishte i dobët, kjo krijon çekuilibër. Unë gjithashtu mund të shihja se disa nga lojtarët e mi nuk ishin të aftë fizikisht”, tha tekniku portugez.

Tutje trajneri i Tottenhamit nuk la pa u ankuar edhe tek gjyqtarët e takimit.

“Në pjesën e dytë kur ata shënuan golin, nuk është një justifikim, por me kaq shumë gjyqtarë në fushë, ata goditën faullin me pesë metra ndryshim, pra e afruan topin”, përfundoi Mourinho.

Ndeshjen e ardhshme Tottenhami e luan në udhëtim te Southamptoni, ndërsa Evertoni e pret West Bromin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera