Sport

Ja çfarë thotë Agim Ademi për ardhjen e Hadergjonajt te Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 09 May 2019

Futbollisti i Huddersfieldit, Florent Hadergjonaj ditën e enjte ka pranuar që ti mbrojë ngjyrat e ekip kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Pa dyshim se ardhja e Hadergjonajt do ti përforcojë dardanët dhe do ti ndihmojë në arritjen e objektivave.

Kryetari i Federatës së Futbolli të Kosovës, Agim Ademi në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur rreth vendimi të Hadergjonajt.

-Advertisement-

Ademi është shprehu shumë i lumtur që Hadergjonaj do ti mbrojë ngjyrat e Kosovës, gjithashtu ai ka falënderuar personat të cilët ndihmua deri në ardhjen e këtij vendim të madh, po ashtu ai ka inkurajuar të gjithë talentet nëpër Evropë e Botë që ti bashkohen Kombëtares së Kosovës.

“Sot në ditën e Evropës në përpjekje te integrimit në Evropë erdhi një lajm i mire, sot ju bashkëngjit ekipit të Kosovës edhe një dardan në futboll një yll i Evropës, kosovari Florent Hadergjonaj.

Padyshim që ardhja e tij do të na e lehtësoj shumë synimin tonë dhe objektivin tonë që ta kualifikojmë Kosovën në Euro 2020.

Hapin të cilin e bëri Florenti është hap i natyrshëm sepse ai përkundër që ishte i grumbulluar me të gjitha grupmoshat e Zvicrës edhe të kombëtares A, ai në takimin tonë të fundit ku morën pjesë unë,menaxheri i tij Erdin Shaqiri ,trajneri Berbard Chalandes dhe Flamur Bunjaku, mori vendimi përfundimtar.

Edhe pse Florenti i lindur ne Zvicër por i rritur në frymën Patriotike ku gjithmonë duke mos harruar rrënjët e veta edhe njëherë u dëshmua sa shumë bashkatdhetarët tonë e duan Kosovën e tyre, nga e cila shumica e këtyre familjeve janë detyruar ta lënë Kosovën nga represioni apo shumica nga veprimtaria e tyre kundër regjimit te atëhershëm, ku shkuarja e tyre rezultojë me kontributin e tyre financiare për familjet dhe Kosovën,e tani erdhi koha që të bijtë dhe bijat e këtyre bashkatdhetarëve po e përfaqësojnë Kosovën me dinjitet dhe po na bënë krenar gjithë popullatën.

Faleminderit bashkatdhetar që rritet gjeneratat dhe orientuat në frymën kombëtare. Ne rastin e Hadergjonajt falënderoj familjaret e tij dhe dajtë e ti,të cilët në kontaktin e tyre kanë qenë përkrahësit e Florentit dhe te FFK-s që të bashkohen në këtë vendim.

Po ashtu njeriun që ishte i prerë në dëshirën dhe vendimin që Florenti te ishte pjesë e Kosovës, faleminderit Erdin Shaqirit.

Shfrytëzoj ketë rast edhe njëherë ti dëshiroj Florentit mirëseardhje dhe ti uroj ekipit tonë dardanet dhe gjithë futbolldashësit.

Po ashtu ftoj të gjithë talentet tonë kudo që janë neper Evropë e Botë që ti bashkohen seleksioneve tona që ta realizojmë ëndërron tonë të drejt dhe te merituar që ta kualifikojmë Kosovën në Euro 2020.

Për këtë vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi, urime me respekt Agim Ademi President i FFK-s”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera