Lajme

Jim O’Brien në mesin e shumë liderëve botëror me të cilët bisedoi Presidentja pas sulmit në kanalin e ujit

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 03 December 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas sulmit të fundit terrorist që ndodhi të premten e kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndërkombëtarë.

E para e shtetit të Kosovës, përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

“Presidentja i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc.

-Advertisement-

Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë”, tha Bekim Kupina për Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera