Lajme

Kurti për ndeshjen Kosovë-Angli: Rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 17 November 2019

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” duke e ndjekur zhvillimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë.

Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në facebook, ku është shprehur se Anglia dhe Franca janë dy kombëtaret më të mira në botë, dhe se këto pritën nga Shqipëria e Kosova, shkruan gazeta inFokus.

Kurti ka theksuar se rezultati i ndeshjes në Prishtinë sipas tijë e ndihmon atë në Tiranë.

-Advertisement-

“Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria. Rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë. Ju përshëndes nga tribunat e Lindjes në “Fadil Vokrri”. FORCA!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkohë kujtojmë se para pak minutave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur loja ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Ndeshje kjo e fundit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2020”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera