Jevtiq: Lista Srpska po shkatërrohet,ja kush është fajtori
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 02 May 2017
Lista Serbe është në prag të copëtimit. Për këtë pjesa më e madhe e përgjegjësisë i bie Zyrës për Kosovën me Marko Gjuriqin në krye
Kështu është shprehur Mirjana Jevtiq, ish-ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, në emisionin “Lirshëm serbisht”, që e transmeton RTK. Ajo, që tani është zëvendësministre për Punë e Politikë Sociale, në këtë emision ka thënë se në Listën Srpska ekzistojnë dy rryma – SNS-ja që mbështet Qeverinë e Republikës së Serbisë, dhe tjetra – “tradhtarët”, transmeton Koha.net.
Ajo si kontribut më të madh të Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës ka përmendur votimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës të UÇK-së, ndërsa ka shtuar se për marrëveshjet e Brukselit dhe dialogun atje s’di më shumë se qytetarët e rëndomtë.
Për zgjedhjen e saj ministre ka sqaruar se shumica e Listës Srpska ishin pajtuar me propozimin e Sllavko Simiqit që unë të merrja këtë post, ndërsa mua vetëm ma kanë komunikuar vendimin. Thanë se nuk ishin të kënaqur me ministrin paraardhës Lubomir Mariqin, transmeton Koha.net.
“Sllavko Simiq na tha, po ashtu, se për këtë ishte marrë vesh me Qeverinë e Serbisë dhe me (kryeministrin) Aleksandar Vuçiqin…” tha ajo.
Ndër të tjera ajo ka sqaruar se krahas rrogës së saj, 1200-1300 euro, deputeti i Listës Srpska merr edhe 30 mijë euro në vit për punën në klubin e deputetëve, që janë rreth 300 mijë euro në vit për 9 deputetë të Listës Serbe.
Jevtiq ka qenë e ngarkuar për financat e Listës Srpska, ndërsa e pyetur se ku harxhohen ato para, ajo ka thënë se përdorimin e tyre e cakton kryetari i Listës, “ndërsa unë paguaja faturat që m’i sillte”.
Mirjana Jevtiq tha se ishte ndodhur e habitur kur një ditë pas zgjedhjes ministresh kishte marrë vesh se ajo që i kishte thënë Sllavko Simiq në fakt nuk ishte e vërtetë, se nuk e kishte mbështetjen e Beogradit.
“Një ditë pas emërimit, nisën gjithë ato sulme pasi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq doli dhe kërkoi prej meje publikisht të mos e pranoj funksionin. Isha shumë e habitur, as më thirrën me telefon, as me email, në çfarëdo mënyre… Bam e përmes televizionit, mua ma përmendin emrin si shkaktare e përçarjes së Listës, si njeri i Mustafës….” ka sqaruar ajo.
E pyetur se si e sheh tani Listën Srpska, Jevtiq është përgjigjur:
Serbe ka dy faza. Njëra kur në krye të saj ishte Aleksandar Jabllanoviq dhe atëherë dukej se ideja rreth bashkëjetesës së të gjitha partive politike (serbe) nga Kosova ishte në vijën e një nisme qytetare, një gjë e mirë dhe për të gjithë e mirë… Ndërkohë, këta nga SLS-ja kaluan në SNS, te ne në fakt vetëm Sllavko kaloi në SNS. Dhe këtu tani janë dy rryma, që është gjë shumë e keqe. Është rryma që i përket SNS-së, që e mbështet Qeverinë e Republikës së Serbisë, dhe ‘tradhtarët’.
Ajo ka shtuar se është keq që Srpska është e përçarë, se është në prag të “copëtimit” dhe, siç vlerëson ajo të dy këto rryma janë “të papajtueshme”. Një pjesë të përgjegjësisë, sipas saj, e ka Zyra për Kosovën (në Qeverinë e Serbisë), pohon Jevtiq.
“Informatat që i ka Aleksandar Vuçiq për ne, për mua, cilindo qoftë, shkojnë nga Zyra për Kosovën, prandaj një pjesë të përgjegjësisë për gjendjen në Listën Srpska e ka Zyra për Kosovën, me Marko Gjuriqin në krye”, thotë ajo.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































