Lajme

Jevtiq flet pas takimit me Vuçiqin: Prishtina refuzoi vaksinat, shteti i Serbisë po kujdesej për qytetarët e vet

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 01 March 2021

Takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me serbët në Kosovë ishte shumë i rëndësishëm, kryesisht për shkak të unitetit. Kështu ka deklaruar mbrëmë nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Ai gjithashtu tha në TV Pink se vaksinimi në Kosovë është një temë e veçantë, duke marrë parasysh që Prishtina refuzoi vaksinat.

“Ndodhi që Prishtina refuzoi vaksinat dhe ato tregojnë të gjithë qëndrimin ndaj jetës. Vaksina iu ofrua të gjithëve”, theksoi Jevtiq dhe shtoi se menjëherë pas kësaj, u organizua që qytetarët të cilët dëshirojnë të vaksinohen në Kurshumli dhe se ky është një tregues se sa kujdesen shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiq për qytetarët e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera