Sport

Jetmir Topalli: Nuk kemi frikë nga askush, jemi të gatshëm për duelin ndaj Prishtinës

Autori: Erion Maliqaj 21:38 | 27 February 2020

Të shtunën më fillim nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet do të zbarkojnë yjet e Prishtinës dhe Ballkanit për të dhuruar spektakël që mungon në stadiumet e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli zhvillohet në kuadër të javës së 20-të në Superligë dhe do të jetë shumë interesantë pasi përballë njëri tjetrit do të luajnë futbollistët më në formë momentalisht në futbollin kosovar.

Para këtij super derbi për Gazetën inFokus ka folur njëri prej futbollistëve më të mirë të Ballkanit, Jetmir Topalli.

-Advertisement-

Fotografia e Jetmir Topalli

Topalli ka thënë se janë përgatitë maksimalisht për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

“Po si unë personalisht edhe me gjithë ekipin jemi përgatitë për këtë ndeshje dhe jemi maksimalisht të gatshëm të futemi në fushë që të japim me të mirën tonë”, tha fillimisht Topalli.

Ai tha se nuk janë në presion edhe pse luajnë ndaj Prishtinës që është kandidate serioze për titull.

“Jo absolutisht ne s’jemi në presion si që s’kemi qenë prej fillimi ku jemi futur ndeshje pas ndeshje”, tregoi futbollisti i Kombëtares së Kosovës.

Fotografia e Jetmir Topalli

Topalli tutje vazhdoi se nuk kanë frikë nga askush dhe se kur ’portokallinjtë’ janë në elementin e tyre janë thuajse të pamposhtur.

“Jo frikë ndaj askujt pos vetes, sepse kur ne jemi në elementin e duhur çdo ekip do ketë probleme të na mposhtë lehtë”, pohoi 22 vjeçari nga Kaçaniku për inFokusin.

Për fund Jetmir Topalli tha se shpreson në tri pikë, ndërsa sa i përket rezultatit të ndeshjes ai nuk dëshiroi të fliste.

“Do futemi të japin maksimumin dhe që në fund të shpërblemi për mundin që e japim në fushë. Shpresoj ti marrim tri pikët dhe sa i përket rezultatit nuk dua të paragjykoj thjeshtë mendoj se do të jetë lojë e fortë mes dy ekipeve”, përfundoj Jetmir Topalli.

Para këtij takimi Ballkani renditet i pari me 40-të pikë, ndërsa Prishtina e treta me 37-të sosh./Gazeta inFokus/

Fotografia e Jetmir Topalli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera