Sport

Jetmir Topalli: Jemi gati për gjithçka

Autori: Erion Maliqaj 14:13 | 23 May 2020

Që nga 18 maji të gjitha skuadrat e elitës së futbollit kosovar kanë rifilluar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit, shkruan Gazeta inFokus.

Vendimin për vazhdimin e Superligës e mori Ministria e Shëndetësisë, ndërsa FFK-ja vendosi datën 7 qershor si datë të rifillimit të kampionatit.

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Ballkanit, Jetmir Topalli në një intervistë për Gazetën inFokus ka folur për rifillimin e stërvitjeve në grup, fazën përgatitore, kushtet për vazhdimin e kampionatit, garën për titull si dhe ka dhënë një premtim për tifozët ‘Xhebrailat’.

-Advertisement-

Paraqitje fenomenale ndaj Flamurtarit, Topalli reagon pas fitores ...

Topalli ka thënë se stërvitjet po shkojnë gjithçka në rregull, derisa ka shtuar se edhe ai vet është në formë të mirë.

Stërvitjet janë duke shkuar gjithçka në rregull sipas planit që e ka planifikuar trajneri Ismet Munishi me stafin e tij, gjithashtu edhe unë po ndihem në formë të mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu, tha fillimisht Topalli.

Sulmuesi i Ballkanit thotë se tri javë përgatitjet nuk janë të mjaftueshme.

Nuk mendoj që janë të mjaftueshme 3 javë përgatitje, por kështu janë marr vendimet dhe ne duhet me u përball me to në mënyrë që të përgatitemi sa ma mirë që të jetë e mundur, u shprehu sulmuesi nga Kaçaniku.

22 vjeçari mendon se nuk ka kushte për vazhdimin e kampionatit, por është gati për gjithçka.

Për mendimi tim kushte për vazhdimin e kampionatit nuk ka, duke parë që gjithçka ka filluar pa protokolle apo gjerat tjera elementare për shëndetin tonë, por mbi të gjitha jemi gati për gjithçka, deklaroi numri 11 i Ballkanit.

Për fund Topalli tha se janë gati që të luftojnë për të gjitha trofetë, derisa tifozëve ‘Xhebrailave’ ia premtoi maksimumin për ti kurorëzuar me titull kampion.

Po sigurisht jemi gati të luftojmë për gjithë trofetë e mundshëm që janë dhe do e japim maksimumin që ti marrim, ndërsa tifozëve ‘Xhebrailave’ ju premtoj se do luftojmë edhe me shumë se që kemi luftuar, do japim gjithçka nga vetja vetëm e vetëm që ti kurorëzojmë me trofe në fund, gjithashtu i falënderoj për mbështetjen që na kanë bërë gjatë gjithë sezonit, përfundoi Jetmir Topalli.

Pas 22 xhirove të zhvilluara, Ballkani renditet i pari me 44 pikë, një me shumë se Drita që pozicionohet e dyta dhe tri më shumë se Gjilani e Prishtina që renditen në pozitën tre dhe katër./Gazeta inFokus/

Topalli: Ballkani pa problem e siguron mbijetesën – Epoka e Re

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera