Sport

Jetmir Topalli e konfirmon për Gazetën inFokus transferimin në skuadrën turke

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 13 August 2020

Gjatë ditës se stome mediat në Turqi kanë raportuar se futbollisti i Ballkanit, Jetmir Topalli ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Yeni Malatyaspor, shkruan Gazeta inFokus.

Topalli shumë shpejtë pritet të prezantohet të ekipi turk që luan në Superligë.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar vet Topalli, i cili shkurt ka thënë se po pret vetëm të nënshkruaj kontratë.

-Advertisement-

Po janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar në media, unë shumë shpejtë do të nënshkruaj kontratë tri vjeçare më skuadrën Yeni Malatyaspor”, deklaroi sulmuesi 22 vjeçar.

Topalli këtë vit bëri paraqitje fantastike me skuadrën e Ballkanit, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të ekipit nga Suhareka.

Ai më parë ka luajtur edhe për Vushtrrinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera