Lajme

Jetlir Zyberaj merr mbështetje nga Prishtina deri në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 12 February 2021

Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka marrë mbështetjen e qytetareve nga Prishtinë e deri në Pejë.

Kështu është shprehur ai në një postim në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Zyberaj premton qytetarët që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrihet brenda tre muajve.

-Advertisement-

“Në Prishtinë e Pejë duke diskutuar e falenderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA garantuese në tavolinë”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Zyberaj ka premtuar që do të angazhohet në zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e vendit.

“Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutimit”, ka përfunduar ai.

Jetlir Zyberaj mbanë numrin 44 në listën e LDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera