Lajme

Jetlir Zyberaj: Lista jonë garanton aleancë të përhershme me SHBA’të

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 10 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Jetlir Zyberaj, ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e Gjilanit, Kamenicës dhe gjithë Anamoravës, shkruan Gazeta Infokus.

Zyberaj, ka thënë se qytetarët e kësaj ane janë entuziastë për fitoren e tyre.

“Gjilani, Kamenica dhe e gjithë anamorava entuziastë për fitoren e projektit të shtetndërtimit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Zyberaj ka deklaruar se lista e partisë së tij garanton siguri dhe aleancë të përhershme me SHBA’të.

“Lista jonë garanton siguri, mbrojtje të shtetit dhe aleancë të përhershme me SHBA si parakusht për zhvillimin e prosperimin e vendit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Jetlir Zyberaj në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 44./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera