Lajme

Jetlir Zyberaj i AKR-së thotë se iu vjedhën votat: Kishte plan të organizuar edhe për vjedhjen e votave të presidentit Pacolli

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 07 March 2021

Kandidati për deputet nga lista LDK-AKR, Jetlir Zyberaj ka postuar dy fotografi me të cilat pretendon se janë vjedhur votat nga komisionerët.

Ai thotë se informatat do i adresojë në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave.

Zyberaj shton se rinumërimi i plotë i votave është i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor.

-Advertisement-

Thotë se plani ishte që t’i vidhen votat atij dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ai kërkon denim me burg për personat që manipuluan votat.

Postimi i tij i plotë:

Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezentuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do ti adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave.
Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor.
Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat.
Rinumërimi i plotë do ti nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera