A do jetë i mundur fillimi i punës së gjyqtarëve në Veri të Mitrovicës?
Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 24 September 2017
Ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të fillojë puna e gjyqtarëve të Kosovës edhe në veri të Mitrovicës dhe zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel.
Mirëpo, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu shprehet skeptik në lidhje me këtë gjë, duke u bazuar në ecurinë e këtij procesi që nga viti 2011.
Në një prononcim për Indeksonline, Baraliu thotë se Kosovën mund ta ndjek përsëri një fat i njëjtë, duke rikujtuar marrëveshjet e shumta të nënshkruara në Burksel por që shumica prej tyre nuk janë realizuar.
“Unë jam skeptik, bazuar në procesin historik dhe në ecurinë e këtij procesi që nga 2011 e këndej, kaq vite kaq shumë marrëve3shje janë nënshkruar, kaq shumë kohë është shpenzuar dhe është diskutuar ekskluzivisht për çështje të brendshme të Kosovës dhe pjesa dërmuese nuk janë realizuar ose janë realizuar pjesërisht, atëherë nuk ka si të mos jetë njeriu skeptik dhe i indinjuar për mos ndryshimin e kursit dhe platformës së Institucionit të Kosovës dhe pranimit të tyre t’i nënshtrohen lojërave të Beogradit të paskrupullta të cilat e kanë vë në sprovë jo vetëm Prishtinën dhe qytetarët e saj por edhe Brukselin në një mënyrë apo të tjetër”, ka thënë Baraliu.
Megjithatë, ai thotë se shpresat nuk duhet humbur nga qytetarët e Kosovës dhe të besohet se një gjë e tillë do fillojë të bëhet së shpejti.
“Le të shpresojmë që ky premtim i ministrit të ri do të jetë edhe shpresë e jona dhe inkurajim i yni që të realizohen ato, mirëpo skeptikja ekziston bazuar në premtimet e deritashme që struktura të ndryshme të Qeverisë e kanë dhënë dhe nuk janë realizuar sidomos në Veri për t’u sendërtuar një sistem i sundimit të ligjit të mirëfilltë dhe një sistem të shtetit të së drejtës. Do të ishte shumë e rëndësishme të ndodh por sistemi i drejtësisë nuk është duke funksionuar. Gjykata e Mitrovicës funksionon në një pjesë të Gjykatës Komunale në Vushtrri në kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme me kapacitete të kufizuara dhe mostrajtim të lëndëve të rëndësishme të qytetarëve. Ndërkaq mbetet shpresa bazuar në të kaluarën ”, ka shtuar ai.
Ndryshe, se sistemi i drejtësisë do të shtrihet në mënyrë të njëjtë në gjithë Kosovën është paralajmëruar edhe pas takimin të fundit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas këtij takimi është paralajmëruar se më 17 tetor do të zbatohet në tërësi Marrëveshja për Drejtësi e arritur më parë në Bruksel mes këtyre dy vendeve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...