Lajme

Jeta sekrete e Angela Merkelit

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 21 July 2017

Për Merkelin, e preferuara në zgjedhjet e shtatorit, e cila sidomos në këtë kohë të fushatës zgjedhore dhe të konkurrencës tërheq interesimin publik, thuhet se e shikon e tërë bota dhe se ajo, megjithatë, arrin të jetojë “një jetë pothuajse normale”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila jetën e saj private me shumë sukses e mban nën kontroll, si para dhe pas zgjedhjeve, zgjon gjithmonë interesimin e publikut jo vetëm për atë që punon dhe çfarë vendime politike merr, por edhe për atë se si është jashtë syve të publikut, se si jeton, ku blen, ku udhëton, ku e takoi burrin e saj të parë, cili është burri i saj i dytë, çfarë apartamenti posedon…

“Edhe ministri i Financave Wolfgang Schaeuble nuk ka njohuri për apartamentin e saj”, shkruajnë mediet gjermane.

-Advertisement-

Për Merkelin, e preferuara në zgjedhjet e shtatorit, e cila sidomos në këtë kohë të fushatës zgjedhore dhe të konkurrencës tërheq interesimin publik, thuhet se e shikon e tërë bota dhe se ajo, megjithatë, arrin të jetojë “një jetë pothuajse normale”.

Disa vende, në të cilat ajo mund të pushojë, për Merkelin janë pothuajse të shenjta.

Pra, çdoherë që mundet kalon fundjavat në vilë e saj në Hoenvald, në Uckermark, 20 kilometra në lindje të Templinit.

Ajo aty mbledh forcën duke dëgjuar muzikë klasike me zë të lartë, me ëndje qëndron pranë shporetit elektrik dhe gatuan supë me patate nga kopshti. Ajo atje pranon rrallëherë mysafirë. Nëse dikush dëshiron të fotografojë shtëpinë e saj policia e Brandenburgut në mënyrë miqësore, por të vendosur ju luten që para syve të tyre t’i shkatërrojë fotot.

Edhe pse, pas 12 vjetëve  të saj si kancelare, besohet se rreth saj janë të njohura shumë gjëra, në fakt, shumë gjëra mbesin të panjohura rreth saj, si për shembull, që është shkurtpamëse dhe se shumë rrallë mban syze, kryesisht në adresimin e saj për kombin në Vitin e Ri, kur lexon nga teleprompteri, apo në ndeshjet e futbollit dhe në të gjitha situatat e tjera mban lentet e syrit.

Për të gjithashtu thuhet se ngurron të bëje thirrje telefonike, por tekst-mesazhet i shkruan me shumë pasion, të cilat në ndërkohë mundet t’i shkruajë pothuajse “symbyllur”.

Theksohet se “telefoni i saj celular është zyra e saj mobile. Ajo gjatë një jave dërgon qindra mesazhe të shkurtra”.

Për Merkelin dihet se burrin e saj të parë Ulrich Merkel – një student të fizikës, e takoi në vitin 1974 në një udhëtim në Rusi, ndërsa qe 33 vjet jeton së bashku me profesor Sauerin.

Kur bëhet fjalë për vendet në të cilat shkon ajo, thuhet se ndihet mirë në një restorant në Berlin, në pronësi të një greku, me kuzhinier italian dhe ambient në stilin e një bistro parisiane. Aty Merkel me kënaqësi porosit “Keftedes ”, qofte greke nga mishi i bluar.

Një mik i përbashkët i çiftit Merkel-Sauer, legjenda e alpinizmit në Tirolin Jugor, ku Merkel me kënaqësi kalon pushimet, Rajhold Mesner, ka shpalosur disa vite më parë një ngjarje kur një nga fëmijët e profesorit Sauer kërkoi nga ai këshilla për problemet në universitet dhe kur Merkel dëshiroi të përfshihet në këtë temë, burri i saj në mënyrë simpatike “e ndaloi”:

“Zonja Kancelare, ju jeni një kohë të gjatë larg (nga universiteti) … Ju nuk kuptoni gjëra të tilla …”, i kishte thënë Saueri gruas së tij, thotë miku i tyre Mesner, të cilin dëshira dhe vendosmëria e Merkelit për alpinizmin gjithmonë e kishte ngazëllyer.

“Pa asnjë trajnim për gjashtë orë të ngjitet bjeshkëve dhe në të njëjtën kohë pa pushim për të ngrënë …”, tregon Mesner për përvojat me Merkelin.

Për Merkelin ky ekspert i maleve thotë se, në fakt, nuk pranon asnjë dhuratë apo favore luksi dhe se insiston të paguajë çdo gjë nga xhepi i vet, duke përfshirë kafen ekspreso.

Kur bëhet fjalë për Merkelin dhe për pushimet e saj, ajo është e njohur për atë që e bën pushimin në të njëjtën mënyrë si miliona gjermanë dhe çfarë nuk shkon në jahte të shtrenjta të njerëzve të pasur, të cilët do ta mirëpritshin me kënaqësi, madje as në vila ekskluzive dhe një pjesë e sekretit të saj të suksesit, siç e konsiderojnë ekspertët e marketingut, në fakt, kjo zgjon edhe kureshtjen e njerëzve.

E vërteta në lidhje me Merkelin “shërbehet” në “kafshata të vogla”, – u tha në “fazën e nxehtë” të një prej fushatës zgjedhore, nga e cila ajo doli gjithmonë fitimtare.

Merkel njihet si një person që jetën e saj personale e menaxhon shumë mirë, por ndonjëherë me kujdes dhe strategjikisht “e plasarit pak derën” dhe pastaj gjermanët dhe bota marrin vesh për stilin e saj të qeverisjes, gatimin, burrin e saj, por edhe për burrat.

“Sytë e bukur”, shkurtimisht, me vetëm dy fjalë, në fushatën e fundit foli Merkeli në një panel diskutimi mbi pyetjen se çfarë i bën burrat tërheqës dhe “pranoi” se disa gjëra burrat thjesht i punojnë më mirë – për shembull, copëtimin e druve për ngrohje.

Gjermanët nuk e shohin Merkelin vetëm si politikane dhe fizikane, por edhe si një bashkëshorte, nga pak edhe si gjyshe dhe amvise, e cila di nga dyqani të bartë vetë qeset e mbushura me ushqime, burri i së cilës, për shembull, rrallë ankohet për aftësitë e saj të kuzhinës.

“Burri im rrallë ankohet … vetëm se mbi tortë për të gjithmonë ka pak krem … Ai është, thjesht, i biri i mjeshtrit të ëmbëlsirave …”, ka thënë Merkel për burrin e saj, i cili ka lindur në vitin 1949 në qyteti Hoznja, bijtë e të cilit nga martesa e parë tashmë kanë fëmijët e tyre me të cilët Merkel kalon pushimet, pas së cilës ajo pothuajse gjithmonë fiton popullaritet.

Merkel do të, duke u bazuar në sondazhet dhe në vlerësimet nga raportet e medieve dhe komenteve, jetë fituese e këtyre zgjedhjeve në të cilat më shumë se 60 milionë gjermanë me të drejtë vote do të votojnë se kush në mandatin e ardhshëm do të qeverisë vendin më të fuqishëm të Bashkimit Evropian dhe përveç politikës së saj, edhe jeta e saj personale është me sa duket ajo që u pëlqen. Para së gjithash, atë që edhe biografët e saj e theksojnë – që ajo është inteligjente, e denjë dhe e vendosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera