Lajme

Jeta Rafuna: Peja zemra e LDK-së, mbrëmë e vulosi fitoren tonë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 27 January 2025

Kandidatja për deputete me numrin 34 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna ka ndarë pamje nga takimi i mbrëmshëm në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Peja mbrëmë e vulosi fitoren e LDK-së.

“Peja zemra e LDK-së, mbrëmë e vulosi fitoren tonë. E jashtëzakonshme pjesëmarrja, atmosfera dhe mbështetja që këta njerëz besnik i dhanë ekipit tonë, ashtu si çdo herë. Si mbes e Dukagjinit, u ndjeva si në shtëpi, e përmbushur fort nga dashnia dhe mbështetja e madhe. Kreministri në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri edhe njeherë u zotuan në Karagaç se LDK do të vazhdoj zhvillimin e këtij regjioni historik dhe me potencial të jashtëzakonshem. Faleminderit Peja. Ju dua fort!”, ka shkruar Rafuna.

-Advertisement-

Ndryshe Jeta Rafuna, kandidon me numrin 45 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga LDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera