Lajme

Jeta misterioze e gruas së diktatorit Kim Jong Un

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 01 October 2017

Pak detaje dihen për jetën e Ri Sol-ju, gruan e cila në vitin 2012 u bë e njohur për publikun si bashkëshortja e diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Ri mendohet se është 28 vjeçe dhe sipas raporteve të inteligjencës së Koresë së Veriut ka tre fëmijë, edhe pse ky është një informacion i pakonfirmuar

ka tre fëmijë, edhe pse ky është një informacion i pakonfirmuar.

-Advertisement-

Ri Sol-ju nuk shfaqet shpesh në publik. Ajo zakonisht shihet kur Kim feston lëshimin e testeve raketore.

Gruaja e tij gjithmonë fotografohet duke buzëqeshur me mirësi, dhe e veshur me rroba serioze.

Ishte viti 2012 kur ajo për herë të parë u paraqit si gruaja e diktatorit, shteti i Koresë Veriore e konfirmoi këtë zyrtarisht.

Mendohet  se ajo ka lindur në një familje elitare, babai i saj ishte profesor ndërsa nënën e kishte doktoreshë-mirëpo, megjithatë dihet shumë pak për jetën e gruas që u bë bashkëshortja e diktatorit të gjallë më famëkeq në botë.

Në pjesën e parë të këtij viti, Ri u zhduk nga syri i publikut për disa muaj të tërë, duke ngjallur dyshime për shëndetin e saj.

Në Gusht, inteligjenca e Koresë Jugore raporti se ajo kishte lindur një fëmijë dhe për këtë arsye ishte larguar nga publiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera