Lajme

Jeta mesatare e Ramiz Lladrovcit, “Rolex” 9 mijë euro dhe “Mercedes” 15 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 21 August 2019

Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, e ka bërë edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Lladrovci i cili në këtë detyrë u emërua në vitin 2017, nuk është se qëndron keq financiarisht.

I pari i Drenasit ka një shtëpi prej 480 m2 si trashëgimi familjare vlerën e të cilës nuk e ka paraqitur.

-Advertisement-

 

 

Po ashtu, ai është pronar i një banese prej 149 m2 të cilën thotë se e ka blerë me mjetet e kursyera nga puna në Gjermani gjatë viteve 1993- 1998.

Po ashtu, në formularin e hollësishëm të AKK-së, ai ka treguar se posedon tokë, truall, lokale e zyra në vende të ndryshme.

Vetura e fëmijëve të Lladrovcit “Golf”, ka vlerën prej 9.500 euro.

Familja Lladrovci posedon edhe dy vetura të tjera një “Mercedes” me vlerë 15.000 euro, derisa vetura tjetër e tipit “Audi”, kap vlerën e 40.500 euro.

Lladrovci duket të jetë një merakli i orave të famshme.

Ora e firmës “Rolex”, e blerë nga buxheti familjar në vitin 2007 i ka kushtuar Lladrovcit 9.000 euro, derisa ajo e firmes “Cartier” e blerë në vitin 1996, 3.000 euro.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera