Lajme

“Jeta juridike e një vendi lidhet me noterinë”

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 01 July 2017

Autoritet politike duhet t’ua hapin derën noterëve të rinj, pasi disa do të pensionohen, kurse, në disa komuna nuk kanë ende noterë.

Kështu u tha në ceremoninë e organizuar nga Oda e Noterëve të Kosovës me rastin e përmbylljes së projektit të mbështetjes nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për themelimin e shërbimit të noterisë.

Agjencia Zvicerane, IHN ka ndihmuar institucionet e Kosovës prej fillimit të hartimit të ligjit për Noterinë në vitin 2008, pastaj me themelimin e Odës së Noterëve të Kosovës, e deri me sot kur përfundoi ky projekt.

-Advertisement-

Kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu, duke falënderuar agjencinë zvicerane theksoi se me ndihmën e IHN-së, ata kanë arritur të bëhen pjesë e Unionit Ndërkombëtarë të Noterisë.

Ajo në trajnimin e fundit dhe përmbyllës të projektit të IHN-së, tha se me ndihmën e kësaj agjencie kanë arritur të ndërtojnë një sistem stabil të sistemit të noterisë në Kosovë.

“IHN ka luajtur rol kyç është në anëtarësimin e Odës së Noterëve të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, ne që kemi përfaqësuar Odën e Noterëve që ka pasur edhe akterë që nuk e kanë votuar anëtarësimin e Odës së Noterëve të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë. Fal këtij anëtarësimi Oda e Noterëve të Kosovës ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes në shumë organizime që ka organizuar Unioni Ndërkombëtar i Noterisë në shumë shtete të ndryshme për sa i përket noterisë. Në këto përfaqësime kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë përvojën me të mirë të noterive të ndryshme në rajon dhe botë dhe kemi përfituar shumë si odë e Noterëve”, tha Shehu.

Përfaqësuesi i IHN-së, Michele Merlotti, ka kërkuar nga noterët kosovarë që të bëjnë presion mbi autoritetet politike që t’ua hapin derën noterëve, sepse duan që të kenë noterë me cilësi të mëdha.

“Kjo duhet të hyjë në agjendën tuaj që t’i bëni presion autoriteteve politike që t’ua hapin derën noterëve të rinj. Disa nga ju do të pensionohen, disa komuna nuk kanë ende noterë, por ne vërtetë duam noterë të një cilësie të madhe, jo çfarëdo noteri dhe ky rol ju përket juve që ta tregoni dinamizmin e juaj që të vazhdohet kjo noteri me noterë të mirë. Pra jeta juridike e një vendi lidhet me noterinë edhe faktin që në mëngjes ju folëm për sjelljet që duhet të keni me mediat tregon se si profesion gjithmonë jeni në sytë e të tjerëve”, theksoi ai.

Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Hubert Lebet e ka quajtur këtë projekt 9 vjeçar, si jetësor, pasi ka rëndësi të drejtpërdrejtë mbi reformën juridike të Kosovës.

“Përpara nuk kishte shumë gjëra rreth noterisë, sot e keni një punë, një mision, e njihni punën e juaj, e keni Odën e juaj dhe ju mund të bëni presion në autoritetet e juaja që t’i mbroni interesat dhe etiken e profesionin e juaj i cili është thelbësor këtu. Për ne ky projekt është jetësor, dhe ka një rëndësi të madhe të drejtpërdrejt mbi reformën juridike në Kosovë. Ai ofron shërbime cilësore dhe të afërt për qytetarët e Kosovës dhe parë rezultatet sepse janë ulur dosjet, rastet pranë gjykatave dhe kanë lehtësuar jetën e qytetarëve tuaj”, u shpreh ai.

Projekti zviceran zgjati 9 vite, nga viti 2008, dhe ka kushtuar 9 milionë franga zvicerane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera