“Jeta është me të papritura”- Urimi emocionues i Besit për 6-vjetorin e të bijës
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 12 July 2024
Bes Kallaku ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një urim prekës për vajzën e tij, Ajka, në ditëlindjen e saj të gjashtë. Në mesazhin e tij, Besi reflekton mbi jetën dhe sprovat e saj, duke u shprehur se jeta është plot surpriza dhe të papritura, dhe se fuqia e vërtetë qëndron në përballjen me to.
Ai mbyll urimin e tij me një shprehje të fuqishme dashurie për fëmijët e tij: “Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh!”
Urimi i Besit për vajzën e tij ka prekur shumë njerëz dhe ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e tij.
Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”

T� tjera
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
-
Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritik...
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...

































