Rozë

Jessie J zbulon se nuk mund të ketë fëmijë në mënyrë natyrale

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 15 November 2018

Këngëtarja ka zbuluar një fakt aspak të pakëndshëm në jetën e saj.

Ajo u ka thënë fansave se ka pasur probleme me fertilitet katër vjet më parë dhe se është në plot dhimbje e pikëllim.

30-vjeçarja, e cila është në lidhje me aktorin Channing Tatum, ka shpjeguar se ka vendosur të mbajë betejën e saj private, por ka vendosur që këngën e saj Four Letter World t’ua kushtojë njerëzve që janë në situatë të ngjashme me të, në mënyrë që ata të mos ndihen të vetmuar.

-Advertisement-

“Më kanë thënë para katër vjetësh se nuk mund të kem fëmijë. Këtë nuk ua them për simpati, pasi unë jam një nga miliona femra dhe meshkuj që kanë kaluar nëpër një situatë të ngjashme”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera