Rozë

Jessica Simpson rrëfen se ishte shfrytëzuar seksualisht gjatë fëmijërisë

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 23 January 2020

Këngëtarja, aktorja, por edhe stilistja Jessica Simpson (39), në prag të publikimit të autobiografisë së saj “Open Book”, ka zbuluar detaje shokuese nga jeta e saj. Për herë të parë, ajo foli për abuzimin seksual në fëmijëri, ndërsa e theksoi edhe depresionin dhe problemin me alkoolin dhe tabletat.

“E kam mbytur veten me alkool dhe tableta”, shkroi Jessica, e cila në nëntor të vitit 2017 e piu gotën e fundit të pijes. Që atëherë, thotë ajo, nuk pi më.

“Të heqësh dorë nga alkooli ishte e lehtë. Isha e zemëruar në ‘të’ dhe shishja ma mundësonte të qëndroja e zbrazët dhe e pandjeshme”, – shpjegoi Simpson, aktorja e cila me vite të tëra ishte në maje të listave të femrave më seksipile.

-Advertisement-

Pjesa më e vështirë, e pranon ajo, ishte terapia. Me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë ka punuar me veten. Dhe pikërisht kjo punë i mundësoi t’i ndiejë të gjitha traumat që i kishte shtypur brenda prej shumë kohë më parë.

“Abuzimi filloi kur isha gjashtëvjeçare. E kam ndarë shtratin me vajzën e një miku të familjes. E gjitha filloi me prekjen e shpinës, dhe pastaj do të ndodhte diçka që ishte shumë e turpshme”, – zbuloi Jessica, dhe shtoi se si mendonte se ajo ishte fajtore për abuzimin, përcjell koha.net.

”Doja t’iu tregoja prindërve. Kam qenë viktimë, por u ndjeva fajtore”, – shkruan ajo.

Pas disa vitesh, Jessica shkoi me prindërit në një udhëtim. Në një moment, nëna e goditi babanë mbi supe dhe bërtiti: “Të kam thënë se ka ndodhur diçka”.

“Babai vetëm vazhdoi ta shikonte rrugën dhe nuk tha asgjë. Kurrë më nuk kemi shkuar te babai dhe nëna e shoqes sime. Gjithashtu, kurrë më nuk kam folur me prindërit për këtë”, – e pranoi Simpson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera