Rozë

Jeremy Meeks brakstisi gruan, ajo aborton nga stresi

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 01 April 2018
Ish-gruaja e Jeremy Meeks, Melissa, ka thënë se kishte abortuar pasi 34-vjeçari e braktisi për pasaniken Chloe Green (vajzën e Philip Green).

Meeks u bë i njohur si “i burgosuri më atraktiv”, pasi që në vitin 2014 një fotografi e tij u shpërnda në masë të madhe në internet. Ai qëndroi në burg për 27 muaj për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa porsa u lirua nisi të punonte si model.

Pas daljes nga burgu dhe afrimit me jetën luksoze, Jeremy e braktisi gruan e tij dhe u lidh me trashëgimtaren e Topshop. 27-vjeçarja Chloe është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë të çiftit.

Ndërsa tash, Melissa ka rrëfyer se e ka humbur një fëmijë përmes abortit spontan, kur Meeks e kishte braktisur.

-Advertisement-

Infermierja 37 vjeçare ka thënë se ishte ribashkuar me burrin e saj edhe pas publikimit të fotografive, ku shfaqej duke u puthur me Chloe në një jaht. Por, pasi kishin fjetur bashkë, Jeremy kishte aplikuar për shkurorëzim.

“I pashë shumë fotografi të saj dhe atij të realizuara në Los Angeles, të cilat dolën për ditëlindjen time, më 14 korrik. Dukej mizore”.

“Disa javë më pas e mora vesh se isha shtatzënë, por isha nën stres të madh dhe e humba fëmijën”, ka treguar Melissa për Daily Mail, transmeton telegrafi.

Meeks dhe Melissa kanë një djalë tetëvjeçar, Jeremy Jr, i cili kishte qenë personi që e ka njoftuar nënën e tij se Chloe ishte shtatzënë.

Ajo ka thënë se ishte shokuar kur e ka marrë vesh, por kishte pritur që Jeremy të niste një familje me vajzën e një miliarderi, pasi i do paratë.

Chloe dhe Meeks u takuan në verën e kaluar dhe që atëherë janë në lidhje. Vajza e Philip Green ka pasur lidhje të shumta me personazhe të njohura, si Ollie Locke, Marc Antony, Djibril Cisse e Jermain Defoe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera