Lajme

Jepet alarmi: 3500 të porsalindur vdesin çdo vit gjatë gjumit

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 10 January 2018

Rreth 3500 foshnje të porsalindura vdesin çdo vit gjatë kohës së gjumit në SHBA, njoftoi sot një raport i autoriteteve mjekësore, në një vend që numëron rreth 320 milionë banorë.

Raporti thekson domosdoshmërinë në mënyrë që prindërit të respektojnë këshillat që fëmijët gjatë gjumit, të jenë më pak të ekspozuar nga sindroma e menjëhershme e vdekjes tek foshnjat, apo mbytjes në formë aksidentale, apo shkaqe të tjera.

Në vitet 1990, ka patur një ulje të ndjeshme të numrit të vdekjeve tek bebet e sapolindura gjatë momentit të gjumit pas një fushate në rang kombëtar në mënyrë që prindërit t’i vendosnin gjithnjë bebet për të fjetur duke i kontrolluar herë pas here.
Por këto progrese u ngadalësuan në fund të viteve 1990. Të dhënat e Qendrave amerikane të kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjeve (CDC) tregojnë se rreziku i vdekjes së foshnjave mbetet i njëjtë gjatë kohës së gjumit.

-Advertisement-

“Për fat të keq një numër shumë i madh i foshnjave në këtë shtet vdesin gjatë gjumit dhe këto raste mund të ishin shmangur”, u shpreh Brenda Fitzgerald, drejtoreshë e CDC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera