Lajme

Jep dorëheqjen avokat i Trump, në sfondin e presioneve për çështjen ruse

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 21 July 2017

Një anëtar i rëndësishëm i ekipit ligjor të Donald Trump dha sot dorëheqjen, një vendim që vjen në një moment kur presidenti amerikan duket se po përpiqet të ndikojë në hetimin e prokurorit special, për çështjen e ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane.

Mark Corallo koordinonte komunikimin e jashtëm të ekipit ligjor në lidhje me këtë krizë që sa vjen e thellohet, njoftoi për median se po linte postin por pa bërë publike arsyet, raporton AFP.

Trump ka rrezikuar në një intervistë dhënë dje për “New York Times”, duke paralajmëruar hetuesit e Robert Mueller të mos fokusohen në financat familjare.

-Advertisement-

Prokurori special u emërua në mesin e muajit maj nga Departamenti i Drejtësisë për të drejtuar hetimin federal, më parë nën kryesimin e FBI-së, në lidhje me një bashkëpunim të fshehtë mes stafit të miliarderit dhe Rusisë gjatë fushatës presidenciale të 2016.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera