Jep dorëheqje zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës, shkon në Itali për të punuar në ndërtimtari

Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 26 January 2023
Bedri Paqarizi kishte mision për vite me radhë sigurinë dhe luftimin e krimit të organizuar në Kosovë. Por, tani e tutje Paqarizi ka mision ekzistencën dhe një jetë krejt ndryshe në mërgim.
Zyrtari policor nga Malisheva kishte plot 22 vite punë në Policinë e Kosovës, ndërsa kërkesën vullnetare për dorëheqje e dorëzoi para pak javësh.
Në kërkesën e siguruar nga Indeksonline thuhet se arsyet janë personale dhe familjare.
“Ka qenë privilegj i madh për mua që të iu shërbej qytetarëve të Republikës së Kosovës për 22 vite. Falënderoj gjithë zyrtarët me të cilët kam bashkëpunuar nga viti 2011 si dhe vlerësimin e punës sime në Polici” ka shkruar ndër të tjera Bedri Paqarizi në letrën e dorëheqjes në këtë institucion.
Indeksonline e ka kontaktuar ish-zyrtarin policor i cili tashmë ka arritur në Itali.
“Jam munduar për vite me radhë të punoj me ndershmëri por e pash se nuk ia vlen. E kam marr këtë vendim për të ardhmen e fëmijëve të mi, edhe pse e di që është një vendim shumë i vështirë për mua. Ka disa ditë që kam ardhur në Itali. Tash do të regjistrohem si azilant dhe më duhet të punoj në ndërtimtari” ka thënë Paqarizi
Bedri Paqarizi ishte punonjës në Divizionin kundër Krimit të Organizuar, saktësisht hetues në Drejtorinë e Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Shumë mirënjohje dhe dekorata ka marrë në punën e tij për vite me radhë. Paqarizi nga Malisheva në të kaluarën ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Brigada 124 “Gani Paçarizi”.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...