Lajme

Jep dorëheqje Ramush Haradinaj, më nuk është as shef i AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 12 January 2020

Muaj më parë dha dorëheqje nga shefi i Qeverisë, duke i lëshuar rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

E Ramush Haradinaj dorëheqje tash ka dhënë edhe nga kryetari i AAK-së, shkruan gazeta inFokus.

Këtë veprim haradinaj thotë që e ka ndërmarrë për shkak të shpalljeve të zgjedhjeve të brendshme dhe se deri në Kuvendin e ri të partisë do ta mbaj postin e ushtruesit të detyrës së kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Haradinaj për Ekonomiaonline ka thënë që ka vendos kritere të reja të organizimit të partisë së tij, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe poashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”.“Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj./Gazeta inFokus/

 

Të tjera