Lajme

Jep dorëheqje kryetari i Bordit të AKP-së

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 29 October 2018

Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, raportohet se ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.

Sipas burimeve arsye e dorëheqjes është situata e fundit e krijuar në AKP, pas shkarkimit të drejtorit të AKP-së, Ekrem Hajdari.

Po ashtu është thënë se Petrit Gashi ka qenë i vetmi nga anëtarët e bordit që nuk e ka votuar shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit të AKP-së.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës, në dhjetorin e vitit 2015 kishte kompletuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke zgjedhur anëtarët e propozuar nga Qeveria e Kosovës. Kryetar i Bordit të AKP-së ishte zgjedhur Petrit Gashi ndërsa anëtarë Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Seknder Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq, Bajram Zejnullahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera