Lajme

Jep dorëheqje kreu i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 08 September 2023

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu ka marrë vesh Klan Kosova nga burime brenda Odës.

Arsyet e dorëheqjes thuhet të jenë personale.

-Advertisement-

Kuvendi i Odës së Farmacistëve, më 25 janar të këtij viti, e kishte shkarkuar Jakupin me 29 vota pro, në një mbledhje të jashtëzakonshme. Arsyeja e shkarkimit ishte se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Megjithatë, Jakupi kishte vazhduar të ushtronte detyrën e tij, duke mos e pranuar vendimin e Kuvendit.

E më 21 mars, Gjyqi i Nderit në kuadër të Odës së Farmacistëve të Kosovës, e kishte konsideruar të jashtëligjshëm vendimin për mocionin e mosbesimit të Kuvendit të kësaj ode për shkarkimin e kryetarit, Arianit Jakupi.

Këtë e kishte bërë të ditur vet Jakupi, duke thënë thënë se ankesa e tij është aprovuar dhe se votimi i delegatëve llogaritet në shkelje statutare dhe ligjore nga Gjyqi i Nderit.Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera