Lajme

Jep dorëheqje këshilltari i Liburn Aliut

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 25 November 2022

Driton Tafallari, këshilltar i ministrit, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje.Ai e ka mbajtur pozitën e këshilltarit për Ndërtim dhe Banim në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Tafallari ka dhënë dorëheqje më 10 nëntor të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafallari duke mos dhënë më shumë detaje për arsyet e dorëheqjes.

“Të nderuar miq, ju informoj se më nuk jam pjesë e Kabinetit (Këshilltar) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka shkruar ai.

Ai në ministrinë e udhëhequr nga Aliu, është marrë me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë.Ai po ashtu ka qenë i angazhuar edhe në përgatitjen e Projektligjit për Administrimin e Ndërtesave dhe Lagjeve të Banimit në Bashkëpronësi.

Të tjera