Fokus

Jep dorëheqje drejtori menaxhues i KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 31 May 2018

Në mbledhjen e rregullt të Bordit të drejtorëve të KEK-ut është pranuar dorëheqja e drejtorit menaxhues Arben Gjukaj, njofton Gazeta Fokus.

Bordi i drejtorëve dhe kryetari i Bordit Faruk Hajrizi, pas aprovimit të kërkesës e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në korporatë gjatë punës së tij 10-vjecare.

“Sot ne mbledhjen e rregullt të Bordit është pranuar dorëheqjja me shkrim nga Drejtori Menaxhues z. Arben Gjukaj. Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e tij dhe njëherësh ka falënderuar z. Gjukaj për punën 10 vjeçare dhe kontributin e tij dhënë në korporatë gjatë kësaj periudhe duke i dëshiruar suksese në detyrat e reja brenda korporates”, thuhet në njoftim./Gazeta Fokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera