Lajme

Jep dorëheqje drejtori i Shëndetësisë në Shtime, thotë që u pengua ta bëj punën nga komuna

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 26 May 2020

Muajt e fundit, prej kur erdhën rastet e para të koronavirusit në Kosovë, punën e përgjegjësinë më të madhe e patën institucionet shëndetësore.

Por, ai që drejtori këtë sektor në komunën e Shtimes, Labinot Beqa, dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Shëndetësisë në këtë komunë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, pasi Beqa po thotë që sistemi autoritar i instaluar në komunë, i pengoj punën, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Për këtë vendim pata menduar disa herë më parë. Mirëpo për shkak të sfidës së papritur Covid-19 me të cilën u përballëm të gjithë, ndjeva obligim moral që të paktën muajt e kaluar që ishin më kritik të jem në krye të detyrës dhe sa do pak të mund të kontriboj në lehtësimin e gjendjes.

Dorëheqja ime vjen si rezultat i dallimeve konceptuale dhe ndryshimit të rrjedhave të komunikimit  e sidomos tendenca e ngulfatjes së shprehjes së lirë dhe mendimit ndryshe, e shprehur qoftë përmes rrjeteve sociale apo në mbledhjet e Kuvendit Komunal të Shtimes.

Pra, ky synim autoritar, u bë pengesë serioze pasi që ata të cilët më njohin e dijnë që nuk e kam pranuar dhe nuk do ta pranoj asnjëherë një qasje të tillë për asnjë çmim!”, ka thënë Beqa.

Ndërsa edhe ka përmendur momentet të cilat Beqa i konsideron kyçe sa ishte në këtë pozitë në kohë pandemie, shkruan gazeta inFokus.

“1. Jam munduar të instaloj një standard më ndryshe nga ç’ishte, me bazë barazinë, ashtu që punonjësit të jenë të barabartë (në të gjitha institucionet qoftë në QKMF, QPS apo në Shtëpinë e Komunitetit) duke mos lejuar që të dominoj konotacioni politik, por vlera dhe profesionalizmi;

  1. Politikat e punësimit janë mbeshtetur në profesionalizëm dhe meritokraci, dhe asesei përmes aferave nepotiste e përkatësive politike. Të gjithë të punësuarit e rinj, janë meritor për pozitën që tashmë gezojnë;
  2. Në fillim të mandatit, kam marrë vendim që rrethojat e atëhershme të vendosura në kohën e UMNIK-ut në mes të QKMF dhe QPS, të hiqet dhe të rregullohet parkingu, punë kjo e cila është kryer me një kosto minimale;
  3. Rregullimi i orarit për barnatoret e qytetit lidhur me kujdestarinë gjatë natës (gjatë sezones së verës kujdestaria ka qenë 24h);
  4. Vaksinimi për nxënësit e shkollave fillore (klasa 3-5);
  5. Së bashku jemi angazhuar që t’a sjellim Mamografin lëvizës, ku të gjitha gratë mbi moshën 40 vjeqare, kanë bërë mamografi pa pagesë;
  6. Gjatë këtyre katërmbëdhjetë muajve janë bërë një mori investimesh si: renovimi i QKMF-së, QMF në Muzeqinë, hapja e labaratorit në këtë QMF, blerja e aparatit të Ultrazërit (më moderni në atë kohë), blerja e paisjeve mjekërsore në vlerë prej 33,000.00 euro, pastaj investimet në shërbimin stomatologjik, futja në buxhet e ndarjes së mjeteve financiare për objektin e ri për QMF-në në Pjetershticë, i cili do të filloj të ndërtohet në muajt në vazhdim;
  7. Pas vendosjes së Shtepisë së komunitetit në objektin e ri (që ishte e paraparë të ndodhë gjatë muajit Qershor), kam planifikuar që të renovohet objekti i vjetër dhe Qendra për Pune Sociale të vendoset në atë objekt, ndersa objekti aktual i QPS-se të shëndrohet në objekt i cili i shërben QKMF-së;
  8. Është bërë pagesa e kujdestarive në shumicën e rasteve, po ashtu për herë të parë është bërë pagesa e pagave jubilare për të gjithë punonjësit e QKMF-së. Si dhe janë paguar tre paga përcjellëse për të pensionuarit sipas kontratës kolektive;
  9. Është shënuar rritje e të hyrave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe vetëm për gjashtë muajt e parë kemi pasur 40% më shumë të të hyrave se vitin paraprak;
  10. Kemi shpërndarë shujta ushqimore çdo ditë në kohë të pandemisë për personat pa përkujdesje familjare. Kemi shpërndarë mbi 2000 pako ushqimore (perfshirë këtu edhe kohën para pandemisë);
  11. Kam propozuar komisionit vlerësues realizimin e dhjetra subvencioneve për personat në nevojë, përfshirë këtu kërkesat për ndihmë shëndetësore e sidomos për ata me sëmundjen e kancerit. Shuma e ndarë për subvencioneve në këto katërmbëdhjetë muaj nga DSHMS, kap shifrën mbi 30,000.00 euro;
  12. Klientët e Shtëpisë së Komunitetit janë dërguar në Prevallë (6 ditë) si dhe ne Banjën e Kllokotit (6 ditë) gjatë vitit 2019;
  13. Zero shpenzime të reprezentacionit nga DSHMS, pasi vazhdova shprehinë e kohës sa isha asambleist në K. Komunal duke mos shfrytëzuar benefitet që t’i ofron pozita e që paguhen nga taksapaguesit, por duke paguar nga xhepi personal pasi që pozita e drejtorit për mua nuk ishte privilegj, ishte përgjegjësi;
  14. Ndër të tjera, mund të konstatojmë se QKMF në Shtime gjatë përballjes me Covid ka qënë ndër qendrat më të furnizuara në Kosovë në aspektin e mjeteve mbrojtëse për të gjithë stafin.

Për fund, dua të falënderoj të gjithë punonjësit e QKMF-së në krye me drejtoreshën Mirdite Qeriqi. Të gjithë punëtorët e Qendrës për Punë Sociale dhe drejtorin Hasan Avdyli. Të gjithë punonjësit e Shtepisë së Komunitetit bashkë me menaxheren e këtij institucioni, Lirije Bytyqi. Stafin e administrates së DSHMS-së, Lumnije Aliu, Isak Asllani dhe Fatlum Rexhaj, për punën e palodhshme.

Gjithashtu, të gjithë drejtorët e Drejtorive komunale për punën dhe komunikimin që kemi pasur.

I falënderoj të gjithë qytetarët për angazhimin dhe kujdesin e treguar gjatë pandemisë, si dhe një falënderim të veqantë për të gjithë donatorët që ishin pranë nesh me ndihma të ndryshme”.

Beqa ka thënë që në këtë post hyri si i pavarur dhe po del si i tillë, duke sqaruar që nuk është pjesë e ndonjë partie politike, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, më herët ka qenë udhëheqës i qendrës së Vetëvendosjes në këtë komunë.

Tani, komuna e Shtimes, udhëhiqet nga Naim Smajli nga PDK./Gazeta inFokus/

Të dashur qytetarë të komunës së Shtimes!

Ju njoftoj që parimisht kam vendosur të tërhiqem nga menaxhimi i Drejtorisë…

Posted by Labinot Beqa on Tuesday, 26 May 2020

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera