Lajme

Jep dorëheqje bordi i AGK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 24 July 2018

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i përbërë nga: Arsim Halili, Beadin Syla, Besiana Krasniqi, Dardan Hoti, Fidan Rama, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Valdrin Krasniqi jep dorëheqje unanime për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme të AGK-së.

“Ofrimi i dorëheqjes bëhet me qëllim të krijimit të parakushteve për sigurimin e mandatit të plotë tre vjeçar të kryetarit  së AGK-së dhe shmangies së situatës për përsëritjen e zgjedhjeve pas 9 muajve për kryetar dhe anëtarë bordi, të parapara sipas kalendarit të rregullt”, thuhet në njoftim.

Bordi konsideron se në rrethanat e krijuara dhe mbështetur në statutin e AGK-së, kjo është zgjidhja më e mirë e cila do të siguronte një proces më gjithëpërfshirës dhe më reprezentativ zgjedhor duke mobilizuar më shumë anëtarësinë për zgjedhjen njëherësh të të gjitha organeve të AGK-së.

-Advertisement-

“Anëtarët e Bordit falënderojnë anëtarësinë për mbështetjen e deritanishme ndërsa urojnë për një proces zgjedhor të hapur, transparentë dhe të drejtë”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera