Lajme

Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 19 September 2022

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës Fisnik Osmani, ka dhënë dorëheqje kjo pozitë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë E ditur nga kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina, gjatë mbledhjes së asamlbes që është duke u mbajtur sot.

Ai ka thënë se Osmani ka dhënë dorëheqje për personale.

-Advertisement-

“Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin”, ka deklaruar Kupina.

Ndryshe Osmani ishte zgjedhur asamblist i Kuvendit Komunal të Prishtinës me 7 dhjetor në vitin 2021, e ku atëherë ishte deklaruar se çdo ditë do të angazhohemi për Prishtinën.

Por në fakt Osmani para pak ditësh u zgjodhë drejtor i Termokosit.

Osmani, në rezultatin final të poentimit të kandidatëve i mori 36.75 pikë, duke u zgjedhur kryeshef i “Termokosit”. Pjesë e procesit rekrutues ishte edhe Ambasada Britanike në Kosovë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera