BE jep 1.8 milion € për digjitalizimin e bazës së të dhënave për të dënuarit
Autori: Gazeta inFokus
18:47 | 02 November 2017
Zyra e Bashkimit Evropian, së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të fillojnë një projekt për themelimin e Regjistrit Kombëtar të Evidencës Penale për Kosovën.
Projekti do të mbështesë strukturën ligjore dhe administrative të sistemit, përmirësimin e bazës së të dhënave aktuale dhe digjitalizimin e rreth 250 000 dënimeve nga viti 1999 e deri më sot. Projekti do të zgjasë deri në qershor 2020 dhe ka një vlerë prej rreth 1.8 milion euro.
Bardhyl Hasanpapaj, Zëvendës Udhëheqës i Projektit, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm ngase Kosova nuk ka pasur rastin që nga 1999 të ketë bazën e të dhënave.“Do të mbledhim të dhënat nga të gjitha arkivat për t’i regjistruar në këtë data-bazë. Data-baza do të jetë në KGjK, gjë që është rregulluar me ligj.
Pjesë e projektit, krahas digjitalizimit, do të jetë dhe bashkëpunim shtetëror, sidomos me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë e Drejtësisë”.
Kryetar i sesionit politik i zyrës së BE-së në Kosovë, Ricardo Serri, tha se ky projekt synon që sistemi i drejtësisë ta bëjë më efikas. “Kjo nuk është objektiv vetëm për Kosovën por për shumë vende të tjera”, u shpreh ai.“Për përmirësimin e sundimit të ligjit përmirësimin e gjyqësorit.
Ky projekt synon të punojë në drejtim që sistemi i drejtësisë ta bëjë më efikas, kjo nuk është objektiv vetëm për Kosovën por për shumë vende të tjera. sa më shume që i afrohemi bashkësisë evropiane duhet ti adaptoni rregullt dhe rregulloret ku mjera prej tyre, është edhe karta evropiane për të drejtat e njeriut”.
“Ne vlerësojmë situatën në baza ditore. Ne patëm thënë në raport 2016 Kosova është ne fazat e hershme të një zhvillimi gjyqësor të mirëfilltë. Ne kemi dëgjuar më shumë dhe ky funksion i tërë sistemit, të gjitha dënimet që janë shqiptuar nga viti 99 duhet të futen këtu.
Të gjitha informacionet të vendosen dhe të shpërndahen në secilën gjykatë të Kosovës, të gjitha ato 300 mijë lëndë të futen në këtë sistem. edhe për politikbërsit është e rëndësishme ti kenë informacionet e përditësuara, të kemi një pamje të qartë se çka po ndodh me sektorin e drejtësisë”.
Kryetari i KGjK-së, Nehat Idrizi, tha se fillimi i implementimit të këtij projekti kërkon angazhimin e një numri të madh të institucioneve.“Projekti për themelimin kombëtar qendror për evidencën penale.
Themelimi i këtij sistemi është një nga prioritet kryesore të KGJK-së, është një nga përgjegjësitë shtesë që na është besuar. Themelimi i sistemit kërkon angazhimin e një numri të institucioneve brenda e jashtë KGJK-së”.






T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...































