Rozë

Jennifer Lopez poston fotografi të ish-bashkëshortit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 31 July 2017

Pas vdekjes së të ëmës, Marc Anthony është rikujtuar se është i rrethuar me dashuri nga fëmijët e tij.

E për t’ia kujtuar këtë duket se aty ishte ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Lopez e cila ishte e martuar me Anthony për shtatë vjet para se të ndaheshin në vitin 2011.

Lopez ka ndarë një fotografi të mrekullueshme të ish-bashkëshortit me gjashtë fëmijët e tij, binjakët që ka me Lopez dhe fëmijët nga lidhjet e mëhershme me Debbier Rosado dhe Dayanara Torres.

-Advertisement-

“Ashtu si e ka porositur mjeku…i rrethuar me dashuri. Pusho në paqe Ginny…do të na mungosh”, ka shkruar këngëtarja 48 vjeçare poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova.

Këngëtari 48 vjeçar, Anthony kishte lajmëruar përmes rrjetit social se nëna e tij, Guillermina Quiñones  ka ndërruar jetë të enjten mbrëma.

Ky postim i këngëtares së shumë hiteve ishte i ngjashëm me atë të disa ditëve më parë, me të dashurin  e saj aktual, Alex Rodriguez.

Lopez kishte postuar një fotografi ku shihet në shoqërine e të dashurit të saj, vajzave të tij, Natasha (12) dhe Ella (8) dhe binjakët e saj, Max dhe Emee (9).

“Kjo…” ka shkruar ylli 48 vjeçar duke shtuar edhe një emoticon me zemër.

Lopez dhe Rodriguez  janë pothuajse të pandashëm qysh kur lidhja e tyre u bë zyrtare në muajin mars, duke kaluar shpesh herë edhe pushime dhe vikende së bashku..

Rodriguez  kishte postuar poashtu disa fotografi me familjen e tyre tashmë të madhe.

“Vikend i mrekullueshëm me familjet tona”, kishte shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera