Rozë

Jennifer Lopez përgatitet për videon e re

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 26 March 2018

Prej disa muajsh postimet e saj në rrjetin social Instagram i janë dedikuar totalisht dashurisë për partnerin, por këtë herë diva e muzikës, Jennifer Lopez, ka surprizuar fansat.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet krah me disa balerina, duke zbuluar kështu detaje nga videoklipi i ri që ajo po realizon.

E veshur sport, Jennifer krah fotos së publikuar shkruan se është duke u përgatitur për klipin e saj të radhës, pas një mungese në skenën muzikore.

-Advertisement-

Vetëm këtë foto ka zbuluar Jennifer, ndërkohë që për të tjera detaje duhet të presim publikimin e videos së saj, e cila pritet të vijë shumë shpejt.

Aktulisht këngëtarja, nënë e dy fëmijëve, vijon historinë e saj të dashurisë me Alex Rodriguez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera