Rozë

Jennifer Lopez mahnitëse tek merr rreze dielli-foto

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 17 September 2018

Ajo është një ndër femrat me axhendën më të ngjeshur në botën e showbizit. Megjithatë, sërish ka gjetur pak kohë për të marrë rreze dielli. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Jennifer Lopez, e cila ka nxjerrë në pah linjat e saj të mrekullueshme.Lopez ka veshur një palë rroba banjo trup ngjyrë portokalli, të cilat i shkojnë mjaft mirë për shtat.

Ato jo vetëm i nxjerrin në pah linjat, por i shkojnë shumë edhe me ngjyrën e bukur të trupit që ajo ka sidomos pas sezonit veror. Tek fotografitë që këngëtarja ka publikuar në rrjetin social “Instagram” duket qartë që Jennifer ushtrohet vazhdimisht në palestër, pasi trupi i saj është dukshëm i tonifikuar.Edhe pse ajo është 49 vjeç, paraqitja e saj nuk ka asnjë ndryshim nëse e krahason me shumë vite më parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera