Rozë

Jennifer Lopez harron etiketën e pelerinës Dolce & Gabbana pas suksesit në Venecia (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 01 September 2021

Jennifer Lopez mund të preferojë veshje të kushtueshme por jo gjithmonë të lërë në to etiketat e çmimit për t’u parë nga e gjithë audienca.

Pas suksesit të yllit 52 vjeçar në pasarelën e Alta Moda nga Dolce & Gabbana, të dielën në Venecia, mediat flisnin sot për një ‘keqfunksionim garderobe’ me veshjen e saj kryesore.

Në eventin e modës të mbushur me yje, Lopez u shfaq me një pelerinë të sofistikuar ornamentale, të kombinuar me pantallona dhe veshje të siperme, të gjitha nga stilistët italianë Dolce & Gabbana.

Ajo plotësonte look-un me kurorë të florinjtë e taka të larta, për t’u siguruar që shkëlqente nga koka te këmbët.

Por teksa era bregdetare merrte pelerinën e saj, u bë e qartë se kishte harruar të hiqte etiketën e çmimit.

Kjo do të thotë se pelerina e saj e koleksionit Dolce & Gabbana/ Vjeshtë 2019 ishte dhënë hua për Lopez.

Kjo konfirmohej nga përdorues të vëmendshëm në rrjetet sociale.

Një prej tyre shkruante: “E dija që ajo është një nga ne, me rroba të marra borxh”.

Të tjerë i dilnin në mbrojtje: “Jlo dhe fustani ishin të mrekullueshëm, megjithse etiketa ishte ende aty”.

Lopez në paradën e modës ishte në kompaninë e yjeve të tjerë të showbiz, si Helen Mirren, Kourtney Kardashian, Megan Thee Stallion, Normani, Zoe Saldana, Vanessa Bryant, Bebe Rexha, Vin Diesel e të tjerë.

Të tjera