Rozë

Jennifer Lopez është fejuar?! Unaza me diamant i ka bërë të gjithë të dyshojnë

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 26 October 2018

Prej më shumë se një viti këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është në një lidhje dashurie me Alex Rodriguez, trajner bejsbolli dhe biznesmen.

Ajo u shfaq në një video të shkurtër të postuar nga i dashuri saj, ku në një moment dallohej unaza e madhe me diamant.

Kaq ka mjaftuar që komentuesit të aludojnë se çifti e ka kaluar lidhjen e tyre në një tjetër fazë.

-Advertisement-

Megjithëse unaza nuk ishte teknikisht në dorën e duhur për të treguar një fejesë, kjo nuk i ndaloi fansat të dyshonin për rëndësinë e diamantit që mbante ajo.

Spekulimet nga fansat me sa duket filluan menjëherë falë një mikut të çiftit të quajtur Kimberly, i cili komentoi “shenja që unë shoh duket si fejesë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera