Rozë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po kërkojnë apartament

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 20 September 2017

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë duke kërkuar një shtëpi që do ta quajnë “strehë të tyren” dhe duket se për këtë paratë nuk janë problem.

New York Post ka raportuar se çifti tashmë kanë nisur të kërkojnë apartamente së bashku në Manhattan.

“Jennifer dhe Alex janë duke kërkuar një apartament për të jetuar së bashku, një apartament që do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të dy dhe fëmijët e tyre. Jennifer e ka një banesë të bukur në qytet por Alex është duke jetuar aktualisht në Miami dhe nuk e ka një apartament në qytet”, ka thënë një burim i afërt me të dy për Page Six.

-Advertisement-

“Jennifer do të jetojë në Manhattan për të xhiruar për shoun e NBC, “Shades of Blue” dhe Alex dëshiron të jetë me të. Ata janë të pandashëm”, ka thënë tutje ky burim.

Këngëtarja bleu një apartament nën çati në veri të Parkut “Madison Square” në New York në vitin 2014 për vlerën prej 22 milionësh dollarë.

Çifti janë në lidhje që nga muaji janar dhe deri tani nuk duket se kanë mbajtur sekret ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin.

“Unë jam në një lidhje shumë të mirë. Ndihem sikur mund ta them këtë për herë të parë. Nuk është se nuk kam pasur lidhje të mira dashurie edhe më herët, kam pasur shumë dashuri dhe aventura por kjo është lidhja e parë ku unë ndihem sikur ne e bëjmë njëri-tjetrin njeri më të mirë”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë për Hola.

“Ne e komplemetojmë njëri-tjetrin dhe kjo është dashuri e pastër, e sinqertë”, ka përfunduar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera