Rozë

Jennifer Lawrence flet për traumën e pësuar kur u publikuan fotot e saj nudo

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 27 February 2018

Aktorja Jennifer Lawrence është kthyer për të folur për skenat nudo në filmin “Red Sparroë”, një thriller në të cilën ajo është protagoniste.

“Kur mu propozuar roli, mu deshte shumë kohë për të thënë nëse do të pranoja ose jo. Por duhet të theksoj se pasi përfundova xhirimet u ndjeva shumë e fortë”.

Në një intervistë me televizionin australian, aktorja gjithashtu rrëfeu: “Unë nuk kam fjetur një natë para nisjes së xhirimeve sepse ishte sikur të kisha makthin e të qenit tërësisht e zhveshur në klasë”.

-Advertisement-

Në intervistën për programin “60 Minutes Australia” aktorja e “X-Men” dhe “Joy”, shtoi: “Kuptova se kishte një diferencë në mënyrën e të bërim me apo pa consensus, ndaj dhe ditën e parë u paraqita dhe e bëra.Ndjeva sikur diçka që më ishte marrë dhe tashmë më ishte rikthyer dhe në këtë mënyrë përdora artin tim”.

Lawrence gjithashtu tha se ajo ndihej e frikësuar duke thënë po në film, duke kujtuar se si ndihej pasi disa vite më parë ajo ishte viktimë e piraterisë kompjuterike në 2014 kur disa nga fotot e saj intime u bënë publike.

“Vjedhja e këtyre fotografive ishte një dhunë e pashembullt – tha ajo – “Ndjeva sikur kisha sulmuar të gjithë planetin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera