Rozë

Jennifer Lawrence, beqare për shkak të moshës

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 30 November 2017

Jennifer Lawrence u nda javën e kaluar nga Darren Aronofsky dhe, sipas “People”, arsyeja ishte mosha.

Aktorja 27-vjeçare dhe regjisori 48-vjeçar nuk kanë vazhduar dot më lidhjen e tyre për shkak të diferencës së madhe në moshë.

Një burim tha se diferenca 20-vjeçare e moshës ishte faktori kryesor për ndarjen e çiftit që kishte vetëm një vit bashkë.

-Advertisement-

“Diferenca ishte e madhe dhe secili duhet të shihte të ardhmen në mënyrë të pavarur. Jennifer duhet të shikojë se si zhvillohet jeta e saj, ndërsa Darren ka përgjegjësi që ajo duhet ende t’i provojë”, tha burimi.

Çifti nisi të frekuentohej gjatë xhirimeve të horrorit psikologjik “Mother!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera