Sport

“Jemi të sigurt, të rinj dhe të uritur”; Kane zbulon sekretin e Anglisë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 23 March 2019

Harry Kane thotë se Anglia po përfiton ende nga besimi që i dha paraqitja në Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve të vitit të kaluar. “Tre Luanët” fituan 5-0 mbrëmë, në miqësoren kundër Republikës Çeke. Kane shënoi nga penalltia. Të besuarit e Gareth Southgate duket se vijojnë rrugën e mirë të arritjes në gjysmëfinale të një kompeticioni të madh, për herë të parë që nga viti 1996 (Botërori i Rusisë).

Duke folur për ITV Sport, Kane tha: “Sistemi ynë sonte patjetër i përshtatej Raheem Sterling. Me 4-3-3, krahët qëndrojnë lart. Ishte një paraqitje e shkëlqyer e ekipit, ne ushtruam presion të madh, ia bëmë të vështirë kundërshtarit, shënuam gola dhe ishim klinikë në çdo drejtim.

Ne jemi duke e shijuar këtë moment të mirë, që ka nisur nga vera e kaluar në Rusi dhe ka vijuar me Ligën e Kombeve. Po luajtur futboll cilësor, të gjithë po e shprehin veten, kemi lojtarë të rinj, të uritur dhe kjo u dëshmua sonte”.

-Advertisement-

Anglia do të përballet me Malin e Zi në një tjetër eliminatore të “Euro 2020”, pastaj do të luajë sërish në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, kundër Holandës, më 6 qershor. Me Bullgarinë dhe Kosovën, dy rivalët e tjerë, skuadra e Southgate duhet të luajë në vijimësi për Grupin A. Një fitore të hënën do t’i vinte në pozitë të fortë “Tre Luanët” pas dy ndeshjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera