“Jemi të befasuar dhe zhgënjyer”, shefi i BE’së reagon pasi KPK votoi për Kryeprokurorin
Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 06 April 2022
Një ish-snajper i ushtrisë britanike që thotë se i ka parë vetë “mizoritë” e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë, deklaron së fundmi se militantët talibanë në Afganistan ishin më të aftë sesa ushtria aktuale ruse në Ukrainë.
34 vjeçari britanik Shane Matthew shton se ushtria ruse ishte “turp ta shihje” pasi ishin të pastërvitur dhe pa ndërgjegjësim taktik, madje të ngarkuar me droga dhe alkool në linjën e frontit.
Ish-snajperi që tashmë është në mision humanitar ndihme në perëndim të Ukrainës, shton: “Nganjëherë ishte turp ta dëshmoje këtë.
Talibanët luftonin shumë më mirë se rusët, pavarësisht kauzës së tyre, pasi nga ana ushtarake ishin të pastërvitur. Edhe nëse e kishin një stërvitje taktike, ata sigurisht që nuk po e përdornin”, tregon Shane për eksperiencën e tij.
Matthew nga West Sussex, ka luftuar më parë në disa misione britanike ndërsa thotë se tani që po punon në periferi të Bucha dhe në Irpin fqinjë, ka parë ushtarë rusë të paorganizuar dhe të mundur nga taktikat guerile të ukrainasve.
Matthew shton se në ditët e para të pushtimit ushtarët rusë u kapën nga ukrainasit pasi besonin se ishin në stërvitje në Bjellorusi, por e gjetën veten në breshërinë e shisheve Molotov që ndaluan avancimin e tyre.
Ish-ushtaraku thotë se është në Ukrainë me furnizime mjekësore që prej fillimit të muajit.
“Pajisjet e tyre ishin të vjetra ndërsa linjat e tyre të furnizimit ishin të organizuara në mënyrë kaotike”.
“Aftësitë luftuese të njësive ishin inekzistente dhe nuk dinin as të kundërsulmonin as të tërhiqeshin nën zjarrin e armikut”.
“Në 15 vitet e mia duke punuar në vijën e luftës nuk kam parë kaq shumë vrasje pa diskriminim, bombardime apo sulme ndaj objektivave jo-ushtarake”, shtoi ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e...
-
Trepça njofton se ekzekutoi pagat për minatorët, u pagua edhe rryma
“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gji...
-
Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime sonte si pasojë e një aksidenti në autost...
-
Rama për Veliajn: Hetimi nuk të bën fajtor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hetimin e nisur nga SPA...
-
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave mund të merren 18 lokacione të ndryshme
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë ...
-
Rizvanolli mohon se pajisjet efiçiente shkaktuan mbingarkesën në rrjet: Pa subvencionim, situata sot do të ishte më keq
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar pretendimet se masat e su...
-
“Dojna me u qorru prej terri, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik” – Shikoni si ironizojnë për ndaljen e rrymës Berat Rukiqi e Shkelzen Dakaj
“Dojmë me u qërru prej territ, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik”, kështu i...
-
Goditet nga vetura një këmbësor te “Bill Clintoni”
Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishti...
-
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është...
-
Kurti-ambasadorëve: Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia, duhet të veproni shpejt e ta keni të gatshme të vërtetën
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri
Mot kryesisht me kthjellime parashihet me kalimin në vitin e ri 2025. Tem...
-
Haziri tha se që 30 orë Gjilani ka mbetur pa rrymë, KOSST: Kishte punime, ishte e domosdoshme ndërprerja
KOSST ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan,...